Ardian Dvorani i kthen përgjigje KLGJ: Do ushtroj detyrën në “Apelin Administrativ”

schedule14:39 - 29 Korrik, 2020

schedule 14:39 - 29 Korrik, 2020

Gjykata Administrative e Apelit të Tiranës është zgjedhja që ka bërë ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë KLGJ.

Ky i fundit i ka kthyer përgjigje KLGJ-së, e cila i kishte vënë në dispozicion gjashtë vende në gjashtë gjykata të ndryshme Apeli.

Sipas ligjit, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit, u lind e drejta për të kërkuar emërim nëpër gjykatat e Apelit.

Ardian Dvorani u shkarkua nga detyra pak kohë më parë me vendim të KLGJ, e cila e konsideroi mandatin e tij të përfunduar në Supreme dhe në KED. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!