Ardian Çela: Nuk ka rritje çmimi për abonentët që furnizohen me energji elektrike nga OSHEE

schedule10:42 - 25 Tetor, 2021

schedule 10:42 - 25 Tetor, 2021

Administratori i OSHEE Ardian Çela ka siguruar që deri në datën 1 janar të vitit 2022, çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë. Ai tha se për 1 mln abonentë që furnizohen nga OSHEE tarifat nuk do ndryshojnë.  Teksa iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe maxhorancës në Komisionin e Jashtëm, Çela theksoi se deri më tani enti rregullator nuk ka bërë aplikim për rritje tarife.

Ai u shpreh ka ende shumë punë për t’u bërë, por përmirësimet sipas tij janë të dukshme, duke shtuar se shqiptarët e kanë harruar atë periudhën kur energjia elektrike shkëputej me orare.

Lexo edhe: Ardian Çela: Kemi dështuar në mbledhjen e borxhit për energjinë te kompanitë e Ujësjellësit

“Deri më datë 1 Janar nuk preket tarifa. Më datë 1 janar enti rregullator paraqet propozimin. Deri më tani nuk ka aplikuar për asnjë rritje tarife. Tregu i liberalizuar ka filluar më shumë se vite përpara. Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lirë. Platforma ka përfunduar mes OST dhe OSHEE.

Rritje tarifash për 1 mln abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme. Në katër vitet OSHEE ka përballuar krizën e thatësirës sepse KESH për shkak të prurjeve nuk ka garantuar sasinë e nevojshme për të furnizuar klientët. I është dashur të ndërpresë investimet për të importuar energji në tregun e lirë. As tarifa nuk është prekur dhe as nuk ka trokitur në derën e qeverisë”, tha Çela. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!