Ardi Veliu: Operacioni vijon, qytetet ku janë shtrirë veprimet policore

schedule11:36 - 2 Korrik, 2021

schedule 11:36 - 2 Korrik, 2021

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, deklaroi se operacioni ndërkombëtar “Shpirti” i finalizuar ditën e sotme është shtrirë në disa qytete në Shqipëri, përkatësisht në Vlorë, Kavajë , Tepelenë, Skrapar, Gjirokastër dhe në Tiranë.

Lexo edhe: 38 urdhër arreste, si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës

Veliu më tej theksoi se gjatë kontrolleve në banesa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri dhe se janë bllokuar 60 mijë euro.

Lexo edhe: E FUNDIT/ Grupi i trafikantëve, SPAK njofton arrestimin edhe të dy ish-shoqëruesve të Saimir Tahirit

“Pas një pune 3-vjeçare ku Policia e Shtetit ka qenë aktive që nga dita e parë sot kemi finalizuar ekzekutimin e 38 urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK. Veprimet policore janë kryer në Vlorë, Kavajë , Tepelenë, Skrapar, Gjirokastër dhe në Tiranë.

Lexo edhe: Të përfshirë prokurorë dhe policë, kreu i SPAK “zbërthen” grupin e trafikantëve të drogës

Gjatë kontrolleve të ushtruar në banesa janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy armë zjarri , janë bllokuar gjithashtu 60 mijë euro.

Po ashtu që nga mbrëmë nëpërmjet INTERPOL kemi bashkëpunuar me të gjitha zyrat partnere.  Do të vazhdojmë të jemi pjesë aktive në të gjitha vendet ku fokusuar hetimi”, tha Veliu./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!