“Ardi Veliu nuk ikën”, Shpëtim Idrizi: Rama synon të tregojë se vendimet i merr ai

schedule13:30 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 13:30 - 16 Dhjetor, 2020

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në i ftuar në studion e  ABC foli për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë dhe protestave të zhvilluar në vend.

Idrizi u ndal tek dorëheqja e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm pas protestave, duke theksuar se shfrytëzoi ngjarjen për të dhënë dorëheqje morale.

“Sandër Lleshaj është aty si zgjidhje personale e Edi Rama, pra nuk ka grisur këpucët për PS. Në këtë stil janë edhe treçereku i ministrave. Me ardhjen e Lleshajt u thelluar më shumë agresiviteti i policisë. Kryeministri e ka lidhjen e shkurtër me drejtorin e policisë, ndërsa Lleshaj kishte për tu larguar nga ai post dhe shfrytëzoi këtë rast si dorëheqje morale”, tha ai.

Lexo edhe: Vrasja e Klodian Rashës, opozita ku është? Idrizi: Duhet t’i dalë për zot çdo lëvizje qytetare

Ndërsa për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Idrizi tha se kryeministri Rama ka treguar arrogancë në këto vite qeverisje dhe sipas tij me refuzimin e kërkesës për dorëheqjen e këtij të fundit synon të tregojë se vendimet apo shkarkimet i realizon si të dojë dhe kur të dojë Rama.

“Një vend që nuk ka shpresë, që dalin minoren që protestojnë se, baballarët janë kapur për bukën e gojës. Unë këtu kam parë të japësh dorëheqjen, por s’të lë të ikësh. Më këtë arrogancë ky njeri dhe ky pushtet është për tu ndërruar urgjent. Rama do të tregojë se i heq dhe iu vendos kur dojë ai dhe jo kur duhet”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!