Ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan si edhe në disa qytete të tjera të vendit kanë vënë në lëvizje Policinë e Shtetit, ku kreu i saj Ardi Veliu ka firmosur 30 emërime në rang shefash komisariatesh.
Sipas burimeve Veliu ka emëruar shefa të rinj, në komisariatin e Vlorës, Fierit, Lushnjes, Peqinit, Mirditës, Durrësit dhe Beratit. Ndërkohë, pritet të emërohet Ylli Doda në strukturat e policisë së Durrësit.
Gjithashtu Gazmend Demrozi, ish-shef i Komisariatit të Shkodrës, emërohet shef komisariati në Tiranë. Alfred Cenaj, shef i seksionit të krimit të organizuar në Durrës, emërohet shef komisariati në Rrëshen.
Pak ditë më parë ,drejtori i policisë së Shkodrës Vehbi Bushati u shkarkua dhe vendin e tij e zuri Niko Brahimi. Të njëjtin fat, pak javë më parë pati edhe drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skënderajt, i cili u zëvendësua nga Rebani Jaupaj./abcnews.al