Arda Guler nuk ngre kokë, talenti i Real Madrid dëmtohet përsëri

schedule13:44 - 10 Nëntor, 2023

schedule 13:44 - 10 Nëntor, 2023

Trajneri i Real Madrid, Carlo Anelotti ka konfirmuar se Arda Guler nuk do të luajë kundër Valencias të shtunën mbrëma, pasi turku ka pësuar një tjetër dëmtim në stërvitje.

Guler është gjendur të premten duke u stërvitur në palestër dhe jo në fushë me shokët e skuadrës dhe kështu Ancelotti ka shpjeguar mungesën e tij.

“Fatkeqësisht kjo ndodhi para ndeshjes kundër Braga. Vazhdon të ketë shqetësime, nuk është një gjë serioze. Ai është dukshëm i mërzitur sepse dëshiron të luajë.

Është një hap prapa, por nuk është një rikthim. Ne kemi ndeshjet e kombëtareve përpara kështu që do të ketë kohë për t’u rikuperuar në kohë”, ka thënë Ancelotti./h.ll/abcnews.al