Në mungesë të trajnerit Dovedan, i cili është pezulluar me dy ndeshje për protesta në ndeshjen ndaj Tiranës, nga Bylis foli Polizoi Arbri në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Zëvendëstrajneri i ekipit ballshiot analizoi shkurt, teksa flet edhe për penalltinë e paakorduar për ekipin e tij.
“Nuk kishim agresivitetin e duhur dhe i lamë disi epërsi Teutës. Penalltia? Duket qartë, nuk ka nevojë për koment. Kur bëhet një individ pjesë e diçkaje, nuk jam unë ai që duhet të flas për këtë pjesë. Janë organet kompetente që merren me këto gjëra“, thekson Arbri. /abcnews.al