KOSOVË- Prindërit e ish-policit të Kosovës Arbnor Spahiu kanë kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve për rastin e djalit te tyre.
Ata thonë se djali i tyre aktualisht ndodhet në paraburgim në Serbi, mbi bazën e një akuze të padrejtë dhe të pabazë.
“Apelojmë tek institucionet ndërkombëtare, organizatat për të drejtat e njeriut dhe tek opinion publik që të mos heshtin përballë kësaj padrejtësie. Secili njeri meriton një proces të drejtë dhe të ndershëm – e kjo nuk po ndodh në rastin e Arbnorit. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësinë e tij me mjete ligjore dhe institucionale, me besimin se e vërteta nuk mund të mohohet”, thuhet në reagimin e prindërve të ish-policit kosovar të arrestuar në Serbi.
Ata sqarojnë se Arbnor Spahiu ka dhënë dorëheqje nga puna më 1 nëntor 2022 dhe që prej asaj kohe jeton në Gjermani.
Spahiu është arrestuar nga autoritetet serbe me 7 qershor me dyshimin se ka kryer vrasje ne rastin e Banjskës, ku humben jetën edhe tre serb.
/abcnews.al/