Arbjan Mazniku: Për projektin “Zona e Lirë Ekonomike” kemi punuar 3 vjet

schedule19:40 - 28 Mars, 2023

schedule 19:40 - 28 Mars, 2023

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i ftuar në ABC News, foli për projektin “Zona e Lirë  Ekonomike”. Ai tha se përmes këtij projekt, në Tiranë do vijnë kompani  ndërkombëtare, të cilat  përmes veprimtarisë së tyre do të hapin mbi 7 mijë vende puna të mirëpaguara dhe kjo tha ai do ta bëjë Tiranën më konkurruese.

Sipërfaqja e kësaj hapësire tha Mazniku është aktualisht 36 hektarë dhe se puna dokumentare ka përfunduar dhe tani pritet të zbatohet puna në terren.

“Zona e lirë ekonomike është projekt  që ka 3 vjet për të cilin që kemi punuar. Është punë 3-vjeçare. Para dy vjetësh, është ndryshuar ligji, për të lejuar që bashkitë të jenë operatorë në një zonë e tillë. Pra pronare e një zone zhvillimore dhe tani ka filluar puna e të ftuarit të kompanive ndërkombëtare, për të ardhur dhe për tu vendosur aty. Arsyeja pse prezantohet tani është se VKM në dhjetor I ka dhënë këtë status bashkisë së Tiranës për ta zhvilluar këtë zonë. Është realizuar pjesa dokumentare, tani do fillojë progresi fizik. Sipërfaqja është 36 ha, dhe brenda kësaj zone, do jenë më shumë se 60-70 kompani. Objektivi është që të ketë 7 mijë vende pune të mirëpaguara”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!