Arbitrja shqiptare rrëfen mes lotësh humbjen e babait: Doja të hiqja dorë nga çdo gjë

schedule22:12 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 22:12 - 2 Dhjetor, 2020

Emanuela Rusta, e para arbitre shqiptare e FIFA-s ishte e ftuar këtë të mërkurë në “E ardhmja është vajzë” ku mes sfidash rrëfeu dhe një moment mjaft prekës që ka kaluar në jetën e saj. Mes lotësh, Emanuela tregoi se para tre vitesh humbi babain e saj, një moment shumë i vështirë për të, që tashmë është kthyer në forcën e saj më të madhe për të.

Si çdo person dhe unë kam patur uljet dhe ngritjet e mia në jetë. Edhe pse e kam paksa të vështirë të flas për këtë moment të vështirë të jetës time, deri diku tani është kthyer në forcën time më të madhe pasi para 3 vitesh kam humbur babain tim. Ka qenë diçka e papritur dhe realisht ka qenë momenti që kam dashur të keq dorë nga çdo gjë që bëja.

Por tek ai moment kam gjetur forcën duke menduar që babai donte të isha kjo që unë jam sot dhe më ka suportuar shumë në çdo vendim në jetën time. Nuk mund ta lija këtë pjesë në gjysmë dhe të tregohesha ajo vajza e dobët dhe të thyeja çdo premtim që i kisha dhënë. Mora një forcë për të bërë më të mirën e mundshme dhe të bëj krenar familjen time dhe babain tim që donte pafund që të arrijë çdo gjë.

Nuk mund ta lija këtë pjesë në gjysmë, dhe të tregohesha ajo vajza e dobët dhe të thyeja çdo premtim që i kisha dhënë. Mora një forcë që deri diku që do të bëj cdo gjë më të mirën të mundshme që të bëj krenar familjen time dhe babain tim që donte pafund që të arrija çdo gjë.”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!