Arbitri poston stërvitje në palestër, tifozët e ngacmojnë pas dhunës në Kamzë

schedule16:44 - 5 Mars, 2019

schedule 16:44 - 5 Mars, 2019

Një arbitër shqiptar poston video me stërvitje boksi në rrjetet sociale, pak ditë pas dhunës ndaj një kolegu të tij, në një ndeshje të Superligës. Komentet dhe ngacmimet për të, ishin të shumta.

Shumëçkaje që ndodh këto ditë në futbollin shqiptar, i bëhet një lidhje me ngjarjen e Kamzës. Tepër e kohës u duk dy video të postuar në FB nga arbitri Emirjon Sino, në të cilat ai shikohej duke bërë stërvitje boksi.

Videot ishin të shkurtëra, vetëm nga disa sekonda, por tepër kuptimplote, dhe miqtë e tij në rrjetet sociale nuk munguan ta bënin lidhjen.

“Po stërvitesh se mos të japin ndeshje në Kamëz”, ishte njëri nga ngacmimet. “Trajnim për raste rreziku në fushë, Sino”, – erdhi komenti i tjetrit. “Mjerë ai president që të prek ty, tani”, – vijonin fjalët e një tjetër komenti.

Sino është një nga gjyqtarët më të njohur në futbollin shqiptar, ndonëse ashtu si thuajse të gjithë, nuk ka mundur t’i shpëtojë polemikave, diçka normale në këtë sport.

Videot e tij janë tepër aktuale, pas dhunës që pësoi arbitri Eldorian Hamiti në ndeshjen Kamza-Laçi, që u sulmua nga disa tifozë, por edhe nga presidenti kamzali, Qari, dhe nga zyrtarë të klubit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!