“Arbitri ishte në kafë”, ADL sulmon edhe Juven: Fituan me gol të parregullt

schedule21:57 - 3 Maj, 2021

schedule 21:57 - 3 Maj, 2021

Gara për një biletë në Champions League është më e bukur dhe më spektakolare se kurrë në Serie A. Atalanta, Milani, Juventusi, Napoli dhe Lazio janë shumë afër njëra-tjetrës në renditje dhe vetëm tre prej tyre do t’i bashkohen kampionëve të Interit në turneun e madh.

Polemikat në Itali nuk mungojnë kurrë. Fitorja 1-2 e Juventusit në Udineses ka shkaktuar shumë zhurmë, prej faktit që goli i barazimit të bardhezinjve erdhi nga një faull i padhënë për ekipin vendas. Gjyqtari kryesor vazhdoi lojën në rastin e Cuadrados dhe akordoi penallti për ekipin e Pirlos.

Edoardo De Laurentiis, djali i presidentit dhe në të njëjtën kohë zv presidenti i Napolit, ka reaguar në lidhje me vendimet arbitrare. Ekipit të Gattusos iu mohua një gol i rregullt në duelin shtëpiak ndaj Cagliarit (1-1), ndërsa në krahun tjetër u favorizua Juventusi.

 

Edoardo De Laurentiis

Rocchi erdhi gjatë javës në qendrën tonë sportive dhe na shpjegoi gjithçka rreth ndërhyrjeve të VAR-it. Çfarë ndodhi më pas? E pabesueshmja. Mazzoleni ishte në bar dhe jo në VAR“, shkruan në rrjetet sociale De Laurentiis.

Osimhen realizoi golin e dytë në takimin e Napolit, por kryesori Fabbri e anuloi, ndërsa Mazzoleni, arbitri i VAR-it qëndroi inaktiv, edhe pse goli ishte i rregullt. Më pas një tjetër postim, kësaj radhe për Juventusin.

Goli i rregullt i joni nuk u akordua, ndërsa Juventusit, siç ndodh zakonisht, iu quajt një gol i parregullt. Çfarë trishtimi“, lexohej në shkrimin e drejtuesit të Napolit, i cili pak momente pas publikimit vendosi ta fshijë postimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!