Arbitri bllokohet në Gjermani, Kola: E papërballueshme, ja ç’më tha Ambasada

schedule16:27 - 19 Mars, 2020

schedule 16:27 - 19 Mars, 2020

Klajdi Kola, arbitri i Kategorisë Superiore, prej dy ditësh ka mbetur në Gjermani për shkak të situatës që ka përfshirë Europën nga pandemia e virusit të ri, COVID-19. Në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në Supersport1, ai është shprehur:

“Problemi nisi që ditën e parë, pardje, nga Kopenhagen do fluturoja për në Vjenë dhe më pas në Tiranë, por u anulua. Ma ndryshuan për në Frankfurt, por Serbia i kishte bllokuar dhe nuk mund të fluturoja më pas drejt Beogradit. Kështu jam prej dy ditësh këtu.

Jam munduar të gjej zgjidhje, por ka qenë e pamundur. Dje kam gjetur një hotel të lirë, por është bërë e papërballueshme. Nuk dimë sa zgjat kjo çështje dhe është e vështirë. Ndoshta ka edhe shqiptarë të tjerë këtu, rreth aeroportit.

Kam komunikuar me institucionet shqiptare, ambasadorin dhe konsullin, dhe më kanë thënë që të pres për një tjetër njoftim. Duam informacion kur do vijë ai momenti i dytë, që të na informojnë. Jam edhe mësues dhe duhet të punoj online. Nuk e di sa do zgjasë kjo situatë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!