Arbitri bën “autogol”/ Shfaqet duke sharë Liverpool, pezullohet nga Liga angleze

schedule12:41 - 12 Nëntor, 2024

schedule 12:41 - 12 Nëntor, 2024

Duhet të ishte një video private, por sidoqoftë disa mendime të tij duhet t’I kishte mbajtur për vete. Arbitri i Premier Ligës, Devid Kjyt ka përfunduar në qendër të polemikave dhe rrezikon seriozisht karrierën, jo për ndonjë vendim të tij në fushën e lojës.

Ai ishte protagonist në një video të publikuar në rrjet dhe më pas të shpërndarë me shpejtësi, ku shfaqet duke sharë Liverpul dhe duke ofenduar me fjalë të rënda ish trajnerin Jurgen Klop.

Fjalët e arbitrit nuk lenë vend për interpretime, duke sjellë reagimin e shpejt të Ligës Angleze, që e ka pezulluar me efekt të menjëhershëm dhe pa afat. Po ashtu, ka nisur një hetim displinor në dëm të Devid Kjyt, që duke iu referuar mediave angleze e ka mbyllur përpara kohe karrierën e tij.

Për ironi të fatit, video arbitrit u publikua menjëherë pasi gjykoi sfidën e fundit që Liverpool fitoi 2-0 kundër Aston Villa në Premier Ligë, ndërsa kjo pritet të jetë edhe e fundit për të. /abcnews.al