Arbitrat, katër gabime në një ndeshje

schedule17:00 - 14 Mars, 2019

schedule 17:00 - 14 Mars, 2019

Gabime të rënda të arbitrave në ndeshjen e fundit të Kupës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Laçit. Plot katër herë, skuadrat u dëmtuan duke mos u lejuar që të realizonin gola.

Bojkoti padyshim ishte i drejtë, edhe pse mund të ishte bërë më parë. Gjithsesi, dhuna ndaj arbitrave nuk është problemi i vetëm i futbollit shqiptar, siç u pa qartë në çerekfinalen e parë të Kupës mes Tiranës e Laçit.

Ishin jo pak, por plot katër gabime të gjyqtarëve që, padyshim ndikuan direkt në rezultat, duke dëmtuar fillimisht skuadrën mike, dhe pastaj atë vendase.

Në minutën e tretë, Hoxhallari preku topin me dorë në zonë, por gjyqtari Alla nuk sinjalizoi 11-metërsh për laçianët. Rezultati ishte 0-0 dhe epërsia mund t’i kishte ndihmuar kurbinasit.

Në minutën e 36-të, arbitri anësor bëri të pavlefshëm një tjetër aksion të miqve, kur Xhixha doli i vetëm përpara portierit tiranas, veçse u ndal nga një sinjalizim për pozicion jashtë loje të paqenë.

Kaluan vetëm dy minuta, dhe gabimet anuan në dëm të kryeqytetasve. Bedri Greca shënoi për bardheblutë, veçse sërish goli u anulua për pozicion jashtë loje, jo të atij që e shënoi, por për pozicion të tillë të sulmuesit Majkëll Ngo. Edhe në këtë rast, pamjet në kënd tjetër dhe me përsëritje, treguan se vendimi ishte i gabuar.

Së fundi, në minutën e 40-të, po në pjesën e parë, ndodhi edhe gabimi i fundit. Sërish Ngo krijoi rrezik në portën e Laçit, duke shërbyer për shkodranin Edon Hasani, i cili shënoi, por rrjeta u anulua, përsëri për pozicion jashtë loje. Në të vërtetë, goli i Hasanit ishte e rregullt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!