Arbëria nis merkaton, firmosin një brazilian dhe lojtari i Vllaznisë

schedule15:39 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 15:39 - 25 Dhjetor, 2020

Arbëria ka bërë përforcimin e parë, teksa ka afruar në skuadër mbrojtësin Elmir Lekaj. Lajmi është konfirmuar nga kompania që menaxhon futbollistin shkodran. Lekaj ka kaluar në huazim drejt klubit dardan.

20-vjeçari këtë sezon në Superiore kishte luajtur vetëm një ndeshje me Vllazninë, konkretisht në triumfin 0-3 kundër Kastriotit. Sezonin e shkuar pati më shumë hapësira, pasi u aktivizua në 8 ndeshje, dy prej tyre si titullar.

Arbëria sot ka bërë edhe një tjetër afrim. Marclei Cezar – Santos, sulmuesi që në verë iu bashkua Feronikelit, ka nënshkruar dhe është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës që garon në Ipko Superliga e Kosovës. /abcnews.al

MIRË SE VJEN SANTOS

KF Arbëria i uron mirëseardhje në familjen tonë futbollistit brazilin Marclei Cezar – Santos 🤝
Së…

Posted by KF Arbëria- Official on Friday, December 25, 2020