Arbër Zaimi: Përgjigjia më e mirë ndaj Serbisë, reciprociteti

schedule19:40 - 6 Shkurt, 2019

schedule 19:40 - 6 Shkurt, 2019

Aktivisti i Vetëvendosjes Arbër Zaimi i ftuar në studione  Mbrëmje në ABC News ka folur për taksën doganore ndaj Serbisë dhe për deklaratat e Thaçit për shkëmbim territoresh.

Sipas Zaimit taksa ndaj Serbisë është vendosur në mënyrë të pamenduar, por Zaimi thekson se përgjigjia më e mirë ndaj Serbisë do ishte reciprociteti.

“Nuk është taksë, por tarifë doganore është vendosur në një mënyrë të pamenduar mirë për shkak të pengimeve të Serbisë si një përgjigje.

Ne mendojmë që përgjigjia ndaj Serbisë duhet të jetë më sistematike dhe përgjigja më  emirë do ishte reciprociteti. Është parim i ndërkombëtarizuar. Serbia përdor pengesa jotarifore. Si mosnjohja e dokumentave dhe çertifikata edhe Kosova do kishte mundësi të bënte të njëjtat pengesa”.

Sa u takon deklaratave të Thaçit për shkëmbim territoresh, Zaimi tha  presidenti kosovar karakterizohet nga mosmbajtja e fjalës, ndërsa shtoi se shkëmbimi i territoreve është një projekt që i intereson Serbisë dhe Rusisë.

“Thaçi karaktierizohet nga mosmbajtja e fjalës. Ai para pak ditësh tha që nuk do ndodhë dhënia e territorit nga Kosova, dje në SHBA tha që edhe nëse japim territor nuk është ndonjë gjë e madhe. Ai ka përdor një krahasim me demarkacionin me Malin e Zi.

Ulësja në OKB nuk varet nga njohja e Kosovës nga Serbia, por nga Rusia e Kina. Është një projekt që i intereson Serbisë dhe Rusisë, Serbisë i intereson jo vetëm një pjesë e Kosovës, por edhe Bosnja dhe Rusisë i intereson për Ukrainën, Gjeorgjinë, Osetinë dhe Abkazinë dhe krijohet një situatë e paqëndrueshme në të mirë të tjetërkujt”.

I pyetur për qëndrimin e  Shqipërisë, Zaimi shprehet se opinioni publik është për integritetin territorial të Kosovës, ndërsa kryeministri Rama duhet ta mendojë më thellë këtë çështje.

“Opinioni publik është i bashkuar që duhet patur kujdes dhe duhet ruajtur integriteti territorial i Kosovës, por zoti Thaçi e ka gjetur një dakordim te Rama dhe bashkë me Vuçiç kuptohet me ndërmjetës që ua lehtësojnë komunikimin. Unë mendoj se Rama duhet ta mendojë më thellë këtë çështje.

Kosova dhe Shqipëria për shkak të një elite ekzistuese politike kanë përfunduar në gjendje të padëshirueshme, me ekonomi të rrënuar dhe shtet disfunksional. Për Shqipërinë flitet për një narko-shtet dhe aleatët nuk të mbështesin gjithnjë njësoj edhe pas dështimeve. Kështu që në këtë moment këta politikanë që po përpiqen të tërheqin vëmendje dhe të bëhen të njohur përmes rreziqeve, është dëm për perspektivën shtetndërtuese të dy vendeve”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!