Në Gjakovë për herë të 57 është mbajtur Mitingu i Poezisë dhe këtë herë fitues është shpallur Arbër Ahmetaj për poezinë “Ujqërit”.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se këtë çmim nuk e priste, pasi shkruan prozë dhe poezitë janë të pakta në “background-in” e tij artistik.
“Është interesante për mua se unë shkruaj prozë dhe jo poezi. Ai miting siç e quajnë ata, pra festivali është i jashtëzakonshëm. Plus që ishte afër dhe me vendlindjen time dhe u lidha edhe më shumë”.
Ahmetaj theksoi se me këtë poezi ka treguar një anë të panjohur të tij në publikë. Madje atij i është dashur kohë të vendosë se cilën prej poezive të dërgojë për të konkuruar në festival.
“Autorët në përgjithësi kanë dy shfaqje në botë, njëra është shkrimi dhe tjetra ana personale. Kjo ka ndodh edhe me mua, njerëzit nuk e besonin që unë mund të shkruaja kështu. Po njeriu afrohet me atë ndjesi të brendshme se duhet të jetë bota e duhur.
Unë kam kaluar goxha kohë për ta zgjedhur poezinë, unë nuk kam shumë, po nga ato duhet të zgjidhja për të konkuruar në festival”./abcnews.al