“Shkëlqen më shumë se një diamant”, Arbenita ndez rrjetin me fotot e fundit

schedule14:06 - 3 Korrik, 2020

schedule 14:06 - 3 Korrik, 2020

Arbenita Ismajli është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare. Ajo është komentuar shpesh nëpër media, jo vetëm për lidhjen e saj me reperin Fero, por gjithashtu edhe për shkak të akuzave për ndërhyrje kirurgjikale.

Së fundmi, modelja ka tërhequr vëmendjen pas publikimit të disa fotove, ku shfaqet mjaft joshëse e veshur me xhinse të ngushta, që i tregojnë format perfekte trupore. Padyshim, fotoja ka marrë vëmendjen e të gjithë fansave, të cilët e kanë komplimentuar për look-un dhe fizikun që bukuroshja ka. “Shkëlqen më shumë se një diamant“, ka shkruar një ndjekës.

 

View this post on Instagram

 

Bad opinions will never cut me a check, so please keep it to yourself. ✌🏽@fashionnova fashionnovapartner

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli) on

Kujtojmë që së fundmi, modelja është akuzuar për ndërhyrje kirurgjikale. Pak ditë më parë, lidhur me këtë, Arbenita reagoi përmes një postimi në Insta story, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet e këtyre ditëve të fundit.

“Po më bëjnë së fundmi pyetje se ku e kam bërë hundën. Më vjen keq, do t’ju kisha treguar nëse do ta kisha bërë diku, gjithkush ka të drejtë të bëjë gjithçka me fytyrën apo trupin e tij. Kjo foto është shumë e vjetër, 6 vite më parë unë isha 15-16 vjeç”, shkroi Arbenita. /abcnews.al