Masat anti-covid kanë rënduar bizneset prodhuese. Sekretari i i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhueseve, Arben Shkodra deklaron se për një punonjës janë detyruar që të paguajnë rreth 4 mijë lekë në muaj.
Përtej krizës që i ka përfshirë prej pandemisë ata janë detyruar që të shpenzojnë edhe për masat që duhet të zbatohen.
Tashmë pas një viti në pandemi bizneset i bëjnë apel qeverisë që ti ofroj lehtësira fiskale për të përballuar krizën ku ndodhen.
Ndërsa ankohen se edhe vetë shteti nuk ka qenë korrekt në shlyerjen e detyrime siç është rimbursimi i TVSH-së.
“Sot nevoja për likuiditet është shumë e madhe. Sot nevoja për të shlyer faturat që ne i emetojmë qoftë në eksport qoftë në tregun e brendshëm është shumë e madhe sepse la vonesa në shlyerjen e faturave. Nga ana tjetër kemi paradoksin që ndoshta shteti i ka borxh sipërmarrjes. Kjo duhet të ketë një instrument ekuilibrues me qëllim që atë që ne i kemi borxh si sipërmarrje qeverisë, duhet të na kompensohen me detyrimet që ne na ka qeveria”, u shpreh ai.
Sipërmarrjet tregohen skeptike edhe në lidhje me zbatimin e procesit të fiskalizimit i cili pritet të nisë në 1 janar.
“Duhet të bëjmë sforco maksimale sidomos qeveria me qëllim që të mbulojë të gjithë Shqipërinë me rrjet”, tha më tej ai.
Në mbyllje të vitit 2020 biznesi apelon për një paketë rimëkëmbjeje për vitin e ardhshëm.
Kostot për masat anti-covid
1 punonjës 4 mijë lekë në muaj
200 punonjës 800 mijë lekë në muaj./abcnews.al/