Arben Ristani: Opozita fituese në zgjedhje, akoma s’ka vendim si do futemi në garë

schedule20:06 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 20:06 - 17 Dhjetor, 2020

Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani këtë të enjte është shprehur se opozita është duke punuar për zgjedhjet e 25 prillit por sipas tij akoma nuk ka një vendim për mënyrën se si do të futen në zgjedhje.

Ristani i ftuar në studion e Radar në ABC është shprehur se sondazhet për PD-në janë  në rritje, secila parti në vetvete synon që ti marrë listat më vete por që qëndrojnë në lojë dhe teknikat për të pas bashkëpunim  mes forcave.

Ajo që unë them është se debatimi i kësaj strategjie mes PD-së dhe aleatëve strategjia dhe rrahja e mendimeve me njëri tjetrin është çështja e kohës por akoma nuk ka një vendim në lidhje me mënyrën se si do të futemi në zgjedhje. Risia që ka kodi këtë herë është se Partitë nuk mund të garojnë në koalicion, dhe nëse do të garojnë së bashku duhet të kenë listë të përbashkët kandidatësh por që kjo është një problematike. Nëse do të marrim një qark që ka një numër të vogël deputetesh përshembull Kukësin nëse PD-ja do të kishte 3 deputet dhe LS-ja të vet ndërsa me ndryshimet në kod tashmë nëse do të jemi në koalicion PD dhe LSI-ja duhet të keni vetëm një listë kandidatësh por që lind debati kush do të jetë i parë e kush i dytë dhe sa e sigurtë është zona.

LEXO EDHE: Ristani: Janë bërë ndryshime thelbësore në Kod, ligji i ri kufizon kryeministrin dhe zyrtarët e tjerë

Dy partitë e mëdha kanë këtë qëllim, sondazhet për PD-në janë  në rritje, secila parti në vetvete synon që ti marrë listat më vete por që qëndrojnë në lojë dhe teknikat për të pas bashkëpunim  mes forcave, Por tashmë duhet një numër që të krijohet një qeverisje e qetë për 4 vjet. Partitë si PD-ja dhe PS-ja që kanë udhëhequr vendin janë parti që i kanë strukturat në mënyrë përmanente ne ka qenë dhe publike një veprimtari e lartë. Në përgjithësi procesi ka qenë i mirë por ka dhe mundësi ankese në mekanizmat e kontrollit është një proces që zhvillohet pasi perfeksion bën vetëm perëndia.Deri më tani në bazë të numrave unë shikoj se opozita do të fitojë në këto zgjedhje. Të dhënat e deri tanishme janë motivuese ka dhe sondazhe të tjera por ajo që nuk diskutohet është se opozita është në rritje dhe pakënaqësia ndaj qeverisë po ashtu.

Programi tashmë ka kohë që po përgatitet dhe pjesë të programit që është në lidhje me ekonominë etj, kanë dalë ne jemi në të njëjtën linjë si në programin e 2017 dhe pse është plotësuar me elementë të rinj.

Nuk ka asnjë specifike se duhet të harxhohen shumë para nuk janë shumë para por shumë pak që mund të përdoren për luksin e qeverisë kur unë isha në krye të KQZ zgjedhjet kushtonin rreth 6 mln dollarë kontestimi lidhet me vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhje./abcnews.al