Arben Çuko i pandehur, më 1 Korrik del para gjykatës

schedule15:37 - 26 Qershor, 2019

schedule 15:37 - 26 Qershor, 2019

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Çuko së bashku me 4 persona të tjerë do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda si të pandehur më 1 Korrik.

Sëbashku me Çukon në gjyq do jenë edhe Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Artur Balla dhe Denis Llaftiu. Seancën paraprake për këta të pandehur do ta drejtojë gjyqtarja Iliriana Olldashi, e cila ka në dorë fatin e tyre, pasi do të vendosë nëse dosja do të shkojë për gjykim, apo do të pushohet.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, ra në rrjetën e Prokurorisë për Krime të Rënda në kuadër të operacionit “VOL-VO 4”.

Sipas organit të akuzës emri i Çukos doli në përgjimet e grupit Avdylaj, duke folur me kreun e këtij grupi kriminal.

Ish-kreu i burgjeve akuzohet se në kohën kur ka drejtuar këtë institucion ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro. Aktualisht Arben Çuko ndodhet nën masën e sigurrisë “arrest shtëpie”./ABC News Albania 24/7