Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar. Dyshja mirëpritën fëmijën e tyre të parë në fund të Tetorit, një djalë që e pagëzuan me emrin e veçantë, Diell. Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku shpeshherë kanë ndarë disa dedikime romantike për njëri-tjetrin.
Ndërkohë, së fundmi ka qenë Eduarti i cili ka publikuar një fotografi të veçantë krah moderatores. Arbana shfaqet e veshur si një malësore, ndërsa mban dhe një shami të bardhë në kokë. “Fshatarja ime”, ka shkruar partneri i saj krahas fotos.
Dyshja janë të pranishëm në festën e ditëlindjes së Bes Kallakut. Ndërkohë, fotoja ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vërshuar në komente, ku bie në sy ajo çfarë ka shkruar njëri prej tyre: “Tamam nuse me tradita Arbana. Por fshati nuk do të çarat e fundit.” /abcnews.al