Araujo: Duhet të jem më i kujdesshëm në zonë, s’duhet të kishim vuajtur më aq shumë

schedule09:55 - 23 Prill, 2021

schedule 09:55 - 23 Prill, 2021

Barcelona vuajti, por në fund arriti të fitojë me shifrat 5-2 ndaj Getafes, pas një ndeshje të komplikuar, që u zgjidh në fund me golat e Araujo dhe Griezmann. Pas ndeshjes për mediet foli mbrojtësi latin.

Araujo shprehu keqardhje për penalltinë e shkaktuar, që i çoi shifrat në 3-2 dhe vështirësoi ndeshjen për Barcelonën, duke rrezikuar seriozisht barazimin e shifrave.

“Penalltia e shkaktuar? Duhet të jesh më i përqendruar në të tilla momente në zonë. Më vjen inat sepse nuk duhet të dështoja ashtu. Jam i lumtur për golin sepse është diçka për të cilën punoj për të shfrytëzuar gjatësinë time dhe për të ndihmuar ekipin të shënojë.

Messi gjithmonë më thotë të lëviz në zonë kur godet këndore. Vuajtëm më shumë seç duhet, mund ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen. Do ketë edhe ndeshje të tjera si këto, janë të gjitha finale deri në fund”, u shpreh talenti uruguaian. /abcnews.al