Arapi: Inceneratori i Fierit ndizet brenda vitit nëse nuk ka shkelje afatesh

schedule22:26 - 17 Nëntor, 2022

schedule 22:26 - 17 Nëntor, 2022

Farudin Arapi, i ngarkuar nga Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në administrimin e inceneratorit të Fierit, tha në emisionin “Opinion” se ky incenerator nga ana e konçensionarit ka zbatuar të gjitha afatet e kontratës.

Arapi tha se me grafikët e punimeve që posedon kompania, me vazhdimin e financimit të këstit të mbetur, nëse financimi do të bëhet menjëherë, do të arrihet brenda vitit ndezja e kaldajës.

Arapi: Kontrata e konçensionarit është 24 Tetor 2022. Prandaj them që janë të gjitha shpifje.

Fevziu: Kryeministri ka thënë që në 2020 fillon ndezja.

Arapi: Nuk përfaqësoj asnjë parti politike, jam administrator shtetëror i ngarkuar ngs Gyakata dhe SPAK. Investimi në objekt është i taksapaguesve shqiptarë në vlerën që përmendët 32.8 milionë.

Fevziu: Nëse impianti e ka patur më 24 tetor dhe sot jemi 15 nëntor, nuk quhet vonese, atëherë pse SPAK ka arrestuar 20 veta?

Arapi: Unë mbështes hetimin e pavarur të prokurorisë dhe jam pjesë integrale e punës që bëj me prokurorinë. Kam vënë në dispozicion gjithë dokumentacionin.

Fevziu: Nëse janë shpenzuar lekët dhe nuk janë kryer punë atëherë shumë është fictive… A janë vjedhur para nga këto 32 milionë?

Arapi: Godina është aty. Është një vepër arkitekture, e kompletuar, e realizuar. Është në fazën përfundimtare. Nuk përfaqësoj Klodian Zoton dhe punën  që është bërë më parë. Çfarë kanë qenë ato kompani janë objekt i hetimit të SPAK. Objekti është në fazën përfundikmtare dhe ngfa mbështetja financiare janë rezlizuar 29.8 milionë + 5 milionë të shtuara për ndrysh\imin e tipologjisë së objektit. Deri tani investimi ëhstë 37 milionë, jo nga fondet buxhetore. Ka ndryshuar vendi nga Patosi në Mbrostar dhe më pas filluan punimet ndërtimore. Kontrata e ka 6 vjet dhe kontrata e koncensionit ka nisur në prill të vitit 2016.  Nëse ne do të kishim arritur financimin e plotë të kësteve majore të mbështetjes finciare nga buxheti i shtetit objekti do të dorëzohej më 24 tetor./Opinion.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!