Renato Arapi donte fitore kundër Bylisit, por Teuta e tij në fund mori vetëm një pikë. Durrsaku për Oversport pas ndeshjes deklaroi:
“Sot u munduam që t’i jepnim dorë edhe disa djemve të rinj, për shkak se kishim edhe dëmtime e mungesa. Nisëm një pjesë të parë të mirë, por kur lëshuam zotërimin e topit, na krijuan probleme dhe pësuam edhe golin.
Në pjesën e dytë dominuam në çdo aspekt, jam i kënaqur edhe me ata që luajtën zëvendësues, pasi dhanë 100%. Normalisht që ka vend për të bërë më mirë, por ishim edhe të detyruar për shkak se Jazxhi ishte i dëmtuar. Idrizaj nuk ishte në 100% të tij.
Deri diku jam i kënaqur, por jo vetëm në ndeshje, por edhe stërvitje, duhet të hyjmë për t’u përmirësuar, se futbolli është sport gabimesh. Ka gjithmonë episode që nuk i ke parashikuar e gjithmonë duhet të mendosh për t’u përmirësuar”, përfundoi Arapi. / abcnews.al