“Arapet e Polenës” festa që simbolizon ruajtjen e paqes! Banorët përgatisin maska artizanale

schedule22:52 - 5 Shtator, 2020

schedule 22:52 - 5 Shtator, 2020

Në fshatin Polenë të Korçës është organizohet një festë pagane me maska që banorët e quajnë “Arapet e Polenës”.

Aktiviteti u mbajt pasditen e së premtes dhe nisi me ekspozimin e maskave të punuar nga artizanë të ndryshëm. Jonida Sela specialiste e trashëgimisë kulturore tregon se kanë dokumentuar në fshat dhe histori që lidhem me këtë rit pagan.

“Ne punuam duke bërë intervista dhe mblodhëm dëshmi të ndryshme në fshat për të bërë punime në grafikë. Duke vënë re që kishte nisur të zbehej tradita e punimeve të maskave artizanale angazhuam disa banorë të fshatit të themi mjeshtër të punimeve të këtyre maskave. U realizuan nga polenakët me lëkurë të vërtetë kafshësh”

Banori Gjergji Minkës sqaron se kjo festë pagane organizohet vullnetarisht ata dhe tregon simbolikën e saj. “Arapët janë si policët sot që ruanin rendin”

“Arapet e Polenes” është një shfaqje popullore me maska dhe armë të punuar në mënyrë artizanale që është trashëguar nga brezi në brez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!