Arabia Saudite kërkon të “prekë” Europën, kërkesë UEFA-s për të marrë pjesë në Champions League

schedule15:48 - 17 Gusht, 2023

schedule 15:48 - 17 Gusht, 2023

Sipas “Marca” duke cituar mediat italiane, në selinë e Federatës Arabe të Futbollit në Riad ka një aktivitet të madh, pasi sauditët synojnë të marrin pjesë në Champions League dhe po kërkojnë një rrugëdalje.

Vendi i Lindjes së Mesme tashmë ka dy gara prestigjioze ndërkombëtare, si Kupa Arabe e mbajtur në verë (të cilën Al Nassr e Cristiano Ronaldos e fitoi pak ditë më parë) dhe Champions League tradicionale e Azisë, por sheikët kanë synuar gjithashtu majën.

Sipas asaj që është shkruar, ideja është e qartë. Një kërkesë shumë specifike do t’i bëhet UEFA-s që t’i jepet një ‘wild card’ për të hyrë në formulën e re të kompeticionit në sezonin 2024/25, ku do të përfshihen 36 ekipe.

Vendi shtesë është i rezervuar për ekipin fitues të Saudi Pro League, liga më e mirë e futbollit arab. Kjo do t’u mundësojë klubeve si Al Ittihad, Al Ahli, Al Nasr, Al Hilal, pasi të kenë mbushur listën e tyre me yje, të kenë një nxitje shtesë për të fituar ligën, pasi automatikisht do të nënkuptojë pjesëmarrje në eventin më të mirë të kompeticionit evropian të klubeve, ku ata do të garojë me klubet më të mira të kontinentit të vjetër./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!