Pandemia e koronaviusit ka ndryshuar mënyrën e jetësës në të gjithë botën. Së fundmi duket se Arabia Saudite ka theksuar se do të izolojë plotësisht gjatë festës së Bajramit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Mediat ndërkombëtarë bëjnë me dije se ministria e Brendshme ka theksuar se izolimi do të jetë në fuqi nga data 23 maj, kur nis Fiter-Bajrami, deri më 27 maj, kur edhe përfundon. Bajrami shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe zakonisht festohet me vizita të familjarëve te njëri-tjetri.
“Deri më 23 maj, aktivitetet ekonomike do të qëndrojnë të hapura dhe njerëzit do të mund të lëvizin lirshëm ndërmjet orës 9 të mëngjesit dhe 5 të pasdites”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Arabia Saudite ka raportuar për afro 43,000 persona të infektuar me koronavirus dhe 264 viktima. Në muajin mars, autoritetet atje kanë anuluar pelegrinazhin Umrah, nga frika e përhapjes së koronavirusit në vendet e shenjta islame./abcnews.al