Arabia Saudite fton presidentin iranian të vizitojë Riadin

schedule18:37 - 19 Mars, 2023

schedule 18:37 - 19 Mars, 2023

Presidenti iranian Ebrahim Raishi deklaroi sot ftesën që mori nga Mbreti Salman i Arabisë Saudite për të vizituar Riadin në mënyrë që të vuloset marrëveshja mes dy vendeve, tha një zyrtar i presidencës iraniane.

“Në letrën e tij drejtuar Presidentit Raisi, Mbreti Salman i Arabisë Saudite mbështeti marrëveshjen e nënshkruar midis dy vendeve simotra dhe e ftoi atë në Riad, ndërsa bëri thirrje për bashkëpunim të fortë ekonomik dhe rajonal. Raisin e mirëpriti këtë ftesë”, tha zëvendëskryeministri Mohammad Jamstindi në Twitter.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian konfirmoi sot se të dy vendet kanë rënë dakord të takohen së shpejti me krerët e tyre të diplomacisë. Ai shtoi se janë propozuar “tre lokacione”, pa specifikuar se cilat.

Ftesa nga Arabia Saudite erdhi disa ditë pas njoftimit të 10 marsit të vendimit të Riadit dhe Teheranit për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike brenda dy muajve, pas bisedimeve të zhvilluara në Kinë.

Arabia Saudite sunite dhe Irani shiit ndërprenë marrëdhëniet në vitin 2016 pasi misionet diplomatike saudite në Iran u sulmuan nga protestuesit pasi Riadi ekzekutoi një klerik të shquar shiit.

Për të treguar mbështetjeje për Riadin, vendet e tjera të Gjirit mes tyre Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Bahreini ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin.

Në muajt e fundit, Emiratet dhe Kuvajti kanë rifilluar marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Teherani njoftoi më 13 mars se synon të rivendosë marrëdhëniet me Bahreinin, me diplomacinë iraniane duke përmendur “atmosferën pozitive në rajon”. /abcnews.al