Marcelo Brozovic padyshim që është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim me karakteristikat e tij organizative në fushën e blertë.
Kroati ka një pjekuri të plotë futbollistike dhe këtë e ka demostruar shpesh me Interin dhe me kombëtaren e Kroacisë.
Së fundmi, qarkullojnë zëra se një ofertë nga Arabia Saudite mund të vijë në drejtim të tij dhe të Interit. Edhe pse Brozovic ka rinovuar kontratën e tij me zikaltërit deri në vitin 2026, klubi italian do të ishte i gatshëm të ulej në bisedime për një ofertë startuese prej 40 milionë euro.
Në sfond thuhet se është Al Nassr, klubi ku luan Cristiano Rionaldo. Ende nuk kanë realizuar një ofertë zyrtare ndë drejtim të Interit, por ajo dihet është se sigurisht paga e tij do të jetë disa herë më e lartë se në Milano.
Inter është i gatshëm të ulet në bisedime me sauditët, pasi kështu ata do të investonin menjëherë te Frattesi i Saussolos, ku zikaltërit kanë kohë që e ndjekin lojtarin dhe thuhet se kanë marrë gjithashtu aprovimin e tij për një transferim në San Siro./h.ll/abcnews.al