Pasi siguroi shërbimet e “katalizatorit” kroat të mesfushës, Marcelo Brozovic nga “zikaltërit” e Inter, sauditët e Al-Nassr, ashtu si dhe shumë klube të tjera arabe, duket se nuk kanë ndërmend të ndalen e tashmë në “radarët” e tyre ka rënë mesfushori i Arsenal, Jorginho.
Vetëm 6 muaj në “Emirates”, kampioni i Evropës me Italinë dhe Chelsea-n, mund ta shoh veten jashtë nga Premier League, me “topçinjtë” të cilët kanë vendosur ta lënë Jorginho të shkojë tek Al-Nassr, vetëm nëse këta të fundit paguajnë 12 milionë paund për kartonin e tij. /i.m /abcnews.al