Apple sërish në krye, iPhone telefoni më i shitur globalisht

schedule10:09 - 23 Shkurt, 2021

schedule 10:09 - 23 Shkurt, 2021

Kur Apple njoftoi se pritej që  iPhone 12 do të mbështeste standardin e të dhënëve pa tel 5G, të gjeneratës së ardhshme, analistët prisnin që kompania të kishte një rritje të madhe shitjesh. Revista Forbes shkruan se, shitjet e iPhone-ve janë rritur në tremujorin e fundit të 2020, duke i bërë ato celularët më të shitur në botë.

Apple nuk e ka mbajtur këtë pozicion që nga tremujori i katërt i 2016, pasi vendi ka qenë i zënë nga kompania Samsung, informon abcnews.al.

Apple shiti gati 80 milionë iPhone në tremuajorin e katërt, duke pretenduar pothuajse 21% të tregut. Më pas vjen Samsung me më shumë se 62 milionë.

Kjo do të thotë se rritja e Samsung ra pothuajse me 12%, ndërsa Apple u rrit me gati 15%. /e.b-abcnews.al