Një lumë ankesash janë drejtuar ndaj Apple lidhur me përdorimin e Inteligjencës Artificiale nga kjo kompani. Funksioni i saj është përmbledhja e njoftimeve të lajmeve, por në disa raste janë shpërndarë informacione të rreme.
BBC-ja u ankua për herë të parë ndaj gjigandit teknologjik për keqinterpretime të gazetarisë së saj në dhjetor, por Apple nuk reagoi deri të hënën e kësaj jave, kur tha se po punonte për të sqaruar që përmbledhjet ishin të gjeneruara nga AI.
Alan Rusbridger, ish-redaktor i Guardian, tha se Apple duhet të shkojë më tej dhe të tërheqë një produkt që ai e quajti “qartazi jo gati”.
Sindikatat Kombëtare të Gazetarëve (NUJ), një nga sindikatat më të mëdha të gazetarisë në botë, tha se Apple “duhet të veprojë shpejt” dhe të heqë Apple Intelligence për të shmangur keqinformimin e publikut. / abcnews.al