Apple ndryshon ‘emojin’ e shiringës, e përshtat për vaksinën anti-Covid

schedule16:50 - 17 Shkurt, 2021

schedule 16:50 - 17 Shkurt, 2021

Apple ka ndryshuar emojin e shiringës duke e zëvendësuar gjakun që gjendet brenda saj me përbërje të vaksinës, për shkak të vaksinimit global që po ndodh kundër koronavirusit.

“Kjo e bënë emojin më të gjithanshme kur bëhet fjalë për përshkrimin e vaksinës kundër COVID-19”, ka shpjeguar Emojipedia, faqja online e cila i përzgjedh emojit.

Sipas BBC, kjo faqe ka vërejtur përdorimin masiv të kësaj shiringe në rrjetet sociale për të folur rreth vaksinës kundër koronavirusit.

Duke nisur nga muaji dhjetor emoji i shiringës është shoqëruar edhe me fjalët si “vaksinë”, “Covid- 19”, “Pfizer” dhe “Moderna”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!