Apple jep alarmin: Ç’ndodh nëse flini pranë telefonave kur janë duke u karikuar

schedule22:35 - 16 Gusht, 2023

schedule 22:35 - 16 Gusht, 2023

Gjiganti i teknologjisë, Apple, ka bërë një lajmërim tepër të rëndësishëm për të gjitha ata që flenë pranë telefonit të tyre ndërkohë që ai është duke u karikuar.

Ndërkohë që të gjithë janë bërë të varuar nga përdorimi i telefonit dhe kanë merak se mos humbasin ndonjë telefonatë apo mesazh, Apple raporton se është një rrezik tepër i madh pasi karikimi i baterisë mund të rezultojë në zjarr, goditje elektrike, lëndim apo dëmtim të iPhone dhe sendeve të tjera.

Të flesh me telefonin poshtë jastekun ose batanijes është ndoshta rreziku më i madh pasi në momentin që telefoni karikohet, ai ka nevojë të marrë ajër, duke shmangur nxehjen.

Një tjetër lajmërim i rëndësishëm nga Apple është se duhet të përdoren karikuesit origjinal pasi karikuesit e lirë nuk i plotësojnë standartet e sigurisë dhe karikimi me këto adaptor mund t’ju rrezikojë jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!