Apple bëhet kompania e parë amerikane që arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

schedule22:28 - 19 Gusht, 2020

schedule 22:28 - 19 Gusht, 2020

Apple është kompania e parë amerikane që ka arritur një vlerë tregu prej 2 trilionësh dollarë.

Lajmi vjen vetëm dy vite pasi gjiganti amerikan i teknologjisë u bë i pari që arriti vlerën prej 1 trilion dollarësh.

Çmimi i aksioneve të kompanisë u rrit me më shumë se 1 për qind të mërkurën, në 468.35 dollarë në orën 11.00 , për një kapitalizim tregu prej 2 trilion dollarësh.

Aksionet e Apple kanë fituar gati 60 përqind këtë vit pasi kompania kapërceu mbylljen e fabrikave që prodhojnë iPhone në Kinë dhe mbylljen e shitjeve të saj me pakicë në mes të pandemisë së koronavirusit.

Baza e klientëve jashtëzakonisht besnikë të kompanisë ka aq shumë besim tek produktet e tyre saqë vazhduan të blinin iPhone dhe pajisje të tjera në internet ndërsa kishin mbetur të mbyllur në shtëpi për shkak të karantinës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!