Apolonia zgjedh trajnerin e ri, vjen ish-strategu i Kukësit

schedule17:44 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 17:44 - 23 Dhjetor, 2020

Apolonia në verë ndau rrugët me Artan Mërgjyshin, teksa në krye të skuadrës u vendos italiani Giovani Colella. Ky i fundit nuk qëndroi shumë në krye të ekipit dhe u largua pa u mbyllur faza e parë e kampionatit.

Stafetën e tij e mori Nikolin Çoçlli, i cili javën e shkuar la ekipin për t’i hapur rrugën trajnerit të ardhshëm. Duket se drejtuesit e klubit nga Fieri kanë bërë zgjedhjen përfundimtare.

 

Sipas asaj që raporton Panorama Sport, Artim Shaqiri do të jetë trajneri i ri i Apolonisë. Trajneri shqiptar nga Struga ka arritur marrëveshjen me klubin dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij në krye të ekipit bardhejeshil.

Kategoria Superiore nuk është e huaj për Shaqirin sepse ai më parë ka drejtuar Kukësin në sezonin 2014-2015. Në të shkuarën ai ka drejtuar edhe Shkëndijën dhe Pembroke në Maltë. Që nga viti i shkuar është i papunë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!