Apolonia kap Devollin në krye, Besa s’ia del me Ilirinë

schedule15:51 - 19 Tetor, 2019

schedule 15:51 - 19 Tetor, 2019

Devolli kryesues është mposhtur nga Turbina, që largon krizën e javëve të para. Cërrikasit triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 ndaj skuadrës së Stavri Nicës, që tashmë e ndan kreun me Apoloninë. Levendi dhe Roshi me penallti vendosën fatet e ndeshjes.

Fierakët e përmendur më lart morën një pikë në transfertë me Shënkollin, skuadër që nuk njeh fitore në grupin B të Kategorisë së Parë. Takimi në Shënkoll u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0. Pa fitues përfundoi edhe takimi i luajtur në Fushë-Krujë mes Besës dhe Ilirisë.

Kavajasit shënuan të parë me nigerianin Onuh dhe i mbyllën 45 minutat e para në avantazh. Iliria reagoi në të dytën dhe me anë të kapitenit Doçi barazoi shifrat në 1-1, rezultat ky që mbeti në fuqi deri në fund.

KATEGORIA E PARË – JAVA 5
E shtunë, më 19 tetor, ora 14:00

GRUPI B
Turbina-Devolli 2-0
Shënues: Levendi 21′, Roshi 84′ (pen.)
Iliria-Besa 1-1
Shënues: Doçi 56′ / Onuh 22′
Shënkolli-Apolonia 0-0

/abcnews.al