Apolonia dhe Bylisi janë ndarë në barazim 2-2 në miqësoren e sotme që është zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit. Ballshiotët kanë kaluar dy herë në avantazh, por futbollistët e drejtuar nga Artan Mërgjyshi janë kundër përgjigjur.
Takimi u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, kur mesfushori Mario Bajramaj gjeti rrugën e rrjetës. Apolonia reagoi menjëherë, teksa barazoi shifrat tre minuta nga nisja e fraksionit të dytë të lojës.
Bylisi u hodh sërish në sulm dhe sërish Bajramaj u tregua i saktë para portës së fierakëve, duke shënuar dhe rikthyer epërsinë në kampion ballshiot. Gjithsesi në fund nuk pati fitues. Pak minuta nga fundi i ndeshjes, Krasniqi shënoi në portën e Bylisit dhe barazoi shifrat në 2-2, rezultat që ishte edhe përfundimtari i kësaj miqësoreje. /abcnews.al
Apolonia-Bylisi 2-2
Shënues: Gjata 48′, Krasniqi 84’/ Bajramaj 45′, 67′