Apollo 8 më 21 dhjetor 1968 niset nga Qendra e amerikane e Hapësirës Kennedy duke u bërë anija e parë me astronautë në bord që doli nga orbita e Tokës, hyri në orbitën e Hënës dhe u kthye në mënyrë të sigurt në Tokë.
Ekuipazhi i astronautëve Frank Borman, James Lovell, William Anders u bënë njerëzit e parë që e shohin Tokën nga lart si një planet të tërë, dhe të parët që shohin drejtpërdrejt ‘anën e errët’ të Hënës.
Anijes iu desh tre ditë për të arritur në orbitën e Hënës. Në prag të Krishtlindjes astronautët kryen një transmetim televiziv nga anija në orbitë, duke lexuar 10 rreshtat e parë nga Libri i Zanafillës për shikuesit në Tokë.
Misioni i suksesshëm Apollo 8 hapi rrugën për misionin Apollo 11, për të përmbushur qëllimin e presidentit John Kennedy për zbritjen e njeriut në Hënë përpara fundit të viteve 1960.
Apollo 8 u kthyen në Tokë më 27 dhjetor 1968, kur kapsula me tre astronautët u përplas në ujërat në pjesën veriore të Oqeanit Paqësor. l.k/abcnews.al