Aplikimet për naftën, fermerët sorollaten zyrave në Fier

schedule13:49 - 27 Mars, 2021

schedule 13:49 - 27 Mars, 2021

Sorollatje dhe shpenzime të panevojshme për një garë nga e cila nuk janë të sigurt që do të dalin fitues.

Aplikimet për subvencionet ne bujqësi këtë vit po bëhen krahas atyre për naftën falas, por shumë fermerë në Fier, përveçse janë skeptikë për procesin, e kanë edhe të pamundur të merren me procedurat.

“Që të fitosh sot në një hetkar duhet të shpenzoj 300 mijë lekë, por edhe në këtë mënyrë nuk i përfiton sepse  i bie që naftën e ke blerë me 2 mijë lekë litri”, tregon një fermer.

Janë të paktë fermerët që po aplikojnë pranë drejtorisë së bujqësisë për karburantin falas në Fier, edhe ata enden korridoreve.

Në njërën anë mangësitë në dokumentacionin e kërkuar dhe në tjetrën  aplikimi online, i detyrojnë fermerët të kërkojnë ndihmën e specialistëve.

Ndërkohë subvencionet në të mbjella mungojnë prej disa vitesh, por janë dhënë në kultura të tjera si bletaria, blektoria dhe plasmasi për serat. Aplikimet për këto skema ende nuk janë çelur.

“Unë kam përfituar këto dy vite dhe nëse do të jetë po kjo mbështetje do të kemi mundësi për tu zhvilluar më shumë”, thotë një tjetër fermer.

Problem tjetër për fermerët është edhe sipërfaqja e tokës, e cila duhet të jetë mbi 5 dylym.

Deri tani në fier numri i aplikuesve për naftën falas ka shkuar në afro 850.

Pjesa më e madhe e fermerëve e kryejnë aplikimin online pranë zyrave të drejtorisë së bujqësisë ndërsa përpara kësaj duhet të plotësojnë dokumentacionin mes të cilit edhe NIPT-in e fermerit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!