Duke nisur që nga 1 shkurti, telefonat iPhone me versionin e iOS më të vjetër se 8 nuk do të mund të shkarkojnë më Whatsapp, bashkë me celularët Android me versionin 2.3.7 ose më poshtë.
Veç kësaj, Whatsapp nuk do të ofrojë më suport për të gjithë celularët me sistemin “Windows”, gjë që do ta bëjë dhe vetë Microsoft, në të njëjtën kohë.
Arsyeja është sepse versionet e reja të Whatsapp do të kenë gjëra të reja që nuk janë ndërtuar për celularët e vjetër, ndaj dhe nëse shkarkohet, Whatsapp mund të mos funksionojë normalisht./abcnews.al