Dhëndri i Berishës mbetet në arrest/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

schedule12:45 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 12:45 - 12 Dhjetor, 2024

TIRANË– Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë.

Ndryshe nga ish-kryeministrit Sali Berisha, gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi kërkesën e Malltezit për t’i shuar këtij të fundit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Malltezi që prej muajit nëntor të vitit të kaluar është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke liruar nga qelia dhëndrin e Sali Berishës.

Ky i fundit u la i lirë në datë 27 nëntor të këtij viti, pas 333 ditësh izolimi në banesë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!