Apeli rrëzon akuzat e prokurorit Ndoji, rikthen në detyrë numrin 2 të Kadastrës

schedule16:59 - 10 Tetor, 2019

schedule 16:59 - 10 Tetor, 2019

Prokuroria e Apelit Durrës ka rrëzuar kërkesën e Prokurisë së rrethit për zv drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës.

Apeli u shpreh se pretendimet e ngritura nga organi I akuzës mbi çështjen në fjalë, janë të pabazuara në ligje e prova.

Në seancën e zhvilluar kete te enjte  janë rrëzuar prentendimet e dërguara nga Prokurori i çështjes Arjan Ndoji, në ngarkim të zv drejtoreshës, Lusiana Kola nga prokuroria e apelit.

Këta të fundit kanë hedhur poshtë pretendimet e ngritura për shpërdorim detyre dhe pajisjen më çerftifikatë për subjektin “Lura shpk” duke dhënë vendimin për rikthim në detyrë të Kolës. /abcnews.al/