Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apeli rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga qelia/ Avokati: Vendim i duhur. Mund të prishë provat!

schedule23:42 - 8 Shtator, 2025

schedule 23:42 - 8 Shtator, 2025

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Avokati Romeo Kara në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News u shpreh se ishte vendim i duhur. Sipas tij, ish-presidenti Meta do të përpiqet që të dëmtojë çështjen nëse lirohet.

“Ishte vendim i duhur. Meta mund të prishë provat. Nëse lirohet do përpiqet që të dëmtojë çështjen”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës, avokati Kara tha se mbi Metën rëndojnë shumë akuza dhe se për aferën CEZ-DIA dhe lobimin do të marrë dënim.

“Janë pasuruar ndërkohë që Shqipëria shkatërrohej. Dhe për mua e ka barazuar qeverisjen me grabitjen dhe duhet hetuar i gjithë aktiviteti i tyre”, tha ai.

Ndër të tjera bëri thirrje që SPAK të ecë përpara me çështjen dhe që sipas tij të vendoset drejtësia e merituar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!