Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar për herë të katërt kërkesën e gjyqtares Enkeleida Hoxha për ndryshimin e masës së sigurisë.
Hoxha ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, me arsyetimin e gjendjes së djalit të sa autik.
Gjykata vendosi “mospranimin e ankimit nr. 72 akti datë 12.03.2021 ndaj vendimit nr. 85 datë 09.03.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar paraqitur nga mbrojtësi i kërkueses/ankueses E.H.”
Avokatët kane kërkuar realizimin e një akti mjeko ligjor për fëmijën autik të gjyqtares.
Ndërkohë kujtojmë se gjyqtarja është arrestuar pas një aksioni nga SPAK në gjykatën e Krujës, e cila akuzohet se sëbashku me avokatin Aldo Tabaku dhe të tjerë po bënin gati dosjen për lirimin e një të burgosuri të dënuar për vrasje./abcnews.al