Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli jep vendimin për Vangjush Dakon

schedule13:59 - 18 Korrik, 2023

schedule 13:59 - 18 Korrik, 2023

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar vendimin e shkallës së parë, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, raporton gazetari i ABC News Ermal Vija. Ai do vijojë të qëndrojë në burg, ku akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.

Kërkesa e tij për zbutje të masës u shqyrtua nga gjyqtarja e apelit Daniela Shirka, e cila refuzoi kërkesën e tij për liri.  Dako u arrestua me 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Dako ka dhënë sqarime përballë Gjykatës duke pretenduar se kanë qenë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave ata që kanë dhënë lejen dhe jo ai, por në fund është firma e tij. Bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!