14 vite burg, Apeli lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn, avokati: U dënua pa asnjë provë

schedule09:40 - 18 Qershor, 2021

schedule 09:40 - 18 Qershor, 2021

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn i cili dënohet përfundimisht me 14 vite burg.  I njëjti vendim është dhënë edhe për Donaldo Luashajn i cili është i dënuar me dhjetë vite dhe tetë muaj burg e Armando Pezakun, i cili është i dënuar me tetë vite dhe tetë muaj burg.

Tre personat e mësipërm ishin të arrestuar për trafikimin e 613 kg kokaine, që u kap në Portin e Durrësit.

Ndërkohë, avokati Maks Haxhia është shprehur se vendimi është marrë pa asnjë provë. Sipas tij, klienti i tij nuk është lejuar që të flasë vetë gjatë mbrojtjes përfundimtare.

“Nuk e di çfarë emri t’i vendos kësaj gjykate që është kthyer në noterë të prokurorisë. Klienti im Arbër Çekaj nuk u lejua të flasë gjatë mbrojtjes përfundimtare.”

Kujtojmë se Arbër Çekaj është pronari “Arbën Garden”, magazinave brenda të cilave u kapën 613 kg kokainë dy vite më parë. Kurse më 1 prill , babai i tij u zbulua me një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, Selim Çekaj. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!