Apeli lë në fuqi masën “detyrim paraqitjeje” për Ervin Matën

schedule10:32 - 8 Mars, 2019

schedule 10:32 - 8 Mars, 2019

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” për Ervin Matën, i dyshuar si i implikuar në ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Prokuroria e Tiranës apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar një masë më të fortë sigurie Matën, por Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar.

Ervin Mata u lirua me masën detyrim paraqitje 3 ditë më parë nga gjyqtari Artan Gjermeni.

Sipas dosjes të organit të akuzës, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të ngacmimit të këngëtares Elvana Gjata, e cila ditën e ngjarjes ndodhej në një lokal ku ndodhi krimi. Konflikti mes Mates dhe Ervis Martinaj ishte pretendimin se personi që kishte ngacmuar këngëtaren, ishte i njohuri i Martinajt që më pas mbeti i plagosur me një plumb në qafë. Në lokal u plagos edhe Eljon Hato i cili ka nisur të debatojë me ushtarakun Mariol Bilo. Në atë ngjarje mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa Merviol Bilo vijon të jetë ende në kërkim./abcnews.al